Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një foto të Marko Rossinit dhe ish-agjentit të inteligjencës shqiptare Agron Neza, të dy të përfshirë në dosjen që çoi në arrestimin e ish-drejtorit të FBI për Nju Jorkun, Charles McGonigal.
“Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza. Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrit gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.
( https://fb.watch/ikGxsmrkDj/?mibextid=v7YzmG)
Agron Neza është personi që në 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollar. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI. Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porta Rikës”, shkruan Berisha krah fotos.