Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Sali Berisha nuk mposhtet”, PD reagon për masën e arrestit: Rama tejkaloi Putinin

Shkruar nga Newsbomb
“Sali Berisha nuk mposhtet”, PD reagon për masën e

PD ka reaguar për masën me ‘Arrest shtëpie’ ndaj Sali Berishës. Luçiano Boçi në një prononcim për mediet reagon pas vendimit të GJKKO për pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke caktuar masën ‘Arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin.

“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit. PD dënon këto akte kushtetuese të Edi Ramës dhe deklaron që me asnjë vendim, Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mpshtet por vazhdon luftën kundër diktaturës së Edi Ramës.

PD I thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tëndë. PD nuk do ta falë kurrë rrëmbimin e votave të shqiptarëve. PD i bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të vazhdojnë o sot o kurrë kundër armikut më të egër të identitetit dhe mirëqënies së shqiptarëve.”

-Deklarata e plotë e Partisë Demokratike-

Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës Arben Kraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herë për lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuar si e papërshtateshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat.

Kështu sot Edi Rama në një akt urrejtje të papërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vetë në prokurori dhe gjykatë Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonaj, prokurorja e SPAK me lidhje të ngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka, e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha në arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi. Me këto akte Edi Rama dhe mercenarët e tij dhunojnë, Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rëndisin Shqiperinë, vend anëtar të NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.

Me këto masa mafioze dhe staliniste, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama mendon se do realizojë ëndrrën macabre, të një Shqipërie pa opozitë, të parardhësve të tij, babait të tij biologjik xhelat që urdhëronte varjen në litar në gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela dhe dajës famëzi, Spiro Koleka që kërkonte të fuste tanket kundër studentëve që në vitin ‘90.

Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit edhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë.

Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetueee të Edi Ramës dhe deklaron se me asnjë masëë, me asnjë vendim Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim, kundër diktaturës së Edi Ramës që ka shndërruar aleancën me krimin në forcen kryesore shtypëse dhe vendimarrëse në Shqipëri.

Partia Demokratike i thotë Edi Ramër se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd të merituar. Ajo ka denoncuar dhe do denoncojë të gjitha vjedhjet monstruoze që iu bëni shqiptarëve me qeverinë organizatë kriminale tuaj si organizatat kriminale, por edhe familjen tënde të ngushtë mafioze, bashkëpunimin tënd si grup i strukturuar kriminal me Pëllumb Gjokat, Hysët e Sinaloas së Meksikës, apo Mc Gonigalin, Nezën dhe Duçkën tënd.

Partia Demokratike nuk do të falë kurrë rrëmbimin e votës së lirë të shqiptarëve, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe vendosjen në arrest të liderit të saj, Sali Berisha. Partia Demokratike iu bën thirrje antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe mbarë shqiptarëve të vazhdojmë: O sot, o kurrë betejën tonë pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, armikut më të egër të qenies, identitetit, dinjitetit dhe lirive të shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese