Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha nuk i trembet burgut: Do e drejtoj PD-në nga thellësia e çdo qelie!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha nuk i trembet burgut: Do e drejtoj PD-në nga thellësia e

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike, është shprehur mbrëmjen e sotme se edhe nëse arrestohet, ai do "t'i prijë" demokratëve në betejat kundër atij që ai e quan "regjim i Edi Ramës. Kjo, pasi SPAK ka kërkuar prangosjen e tij.

Gjasat janë që javën e ardhshme, Komisioni i Mandateve në Kuvend të pranojë kërkesën e prokurorëve të SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e çuar atë automatikisht në "Arrest në shtëpi" ose më keq, "Arrest në burg".

"Zoti Berisha, kush do ta drejtojë Partinë Demokratike në momentin që ju do të jeni në arrest shtëpie?", e ka pyetur gazetarja Jonida Shehu ish-kryeministrin, në studion e emisionit "Opinion".

"Do e drejtojë Sali Berisha, edhe nga thellësitë e çdo qelie", u përgjigj ai, duke theksuar se pavarësisht se çfarë vendimi do të merret, nuk ka mure që mund të ndalojnë atë t'u komunikojë shqiptarëve idealet e tij.

Jonida Shehu: Jemi në momentin e ri që me shumë gjasa do të jetë javës tjetër dhe sipas të gjitha intepretimeve  e parashikimeve, SPAK-u do të marrë një masë arresti shtëpie ose ta ashpërsojë.

Sali Berisha: Ta marrë dhe me burg, s’ka asnjë rëndësi për mua ajo.

Jonida Shehu: Ju do ta respektoni siç thatë, shumë dakord.

Sali Berisha: Se është vendimi i Edi Ramës!

Jonida ShehuÇfarë do ndodhë përveç fatit të Sali Berishës dhe po themi procesit tuaj personal, familjar, çfarë do ndodhë me PD? Besoj duhet të keni dhe një skenar të qartë.

Sali Berisha: Do ndodhë ajo që ka ndodhur me Mandelën…

Jonida Shehu: Zoti Berisha, kush do ta drejtojë Partinë Demokratike në momentin që ju do të jeni në arrest shtëpie?

Sali Berisha: Do e drejtojë Sali Berisha, edhe nga thellësitë e çdo qelie.

Jonida Shehu: Si? Si e keni planin?

Sali Berisha: S’ka diskutim! Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores,

-Mund të marrë vendim gjykata që ju mos të përdorni as rrjete sociale, një izolim në shtëpi pa të drejtën për të vizituar.

Sali BerishaNuk mund ta pengojnë kurrë komunikimin e idealeve të mia me shqiptarët, kurrë!

-Po si do ta komunikoni?!

Sali Berisha: Nuk ka mure! Nuk ka mure që mund të izolojnë idealet e njeriut, unë qëndroj më i vendosur se kurrë në betejën time. Shqipëria barazohet me Rusinë e Putinit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese