Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Sali Berisha nuk e heq dot Bashën, por asnjëri prej të dyve nuk i duhet Partisë Demokratike

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Ben Andoni

Është disi e paqartë edhe me parashikimet shumë optimiste të kuptosh sesi do të jetë vazhda e Partisë Demokratike, por një gjë kuptohet qartë se, ky formacion nuk do të dalë më i fortë se më parë. Këtë e kupton nga përçarja e madhe që shoqëron strukturat e veta por më shumë nga ajo që po shpreh zoti Berisha. Ai paradoksalisht i kërkon falje të përndjekurve (!) dhe u premton vëmendje, të cilët në fakt vazhdojnë e po u plotësohen këstet nga Socialistët;  pronarëve (!), që me 7501 pothuaj i zhveshi dhe i dërrmoi; dhe të gjithëve bashkë për Bashën, krijesën e tij për të cilin i është thënë e stërthënë të mos heshte. Në Shkodër bëri dhe një hap më tutje, kur tregoi se kishte të regjistruar bisedat me të. Për çudi e ndjekin disa njerëz që nuk ndajnë dot retorikën e tij, qëllimin e vërtetë të Foltores përballë SHBA-së por më shumë se çfarë do të sjellë e gjitha kjo lëvizje për PD-në.

Të gjithë këtë tollovi, kryetari aktual Basha e ndjek fare qetë për të mos i thënë në zakonin e tij politik për të mos folur në kohën dhe në vendin e duhur. Përmes urdhrave të brendshëm, ai po mundohet ta menaxhojë një situatë që po i del nga dora dhe ku duket se Demokratët më kokëftohtë po presin ende të shprehen se çfarë do të bëjnë. I vetmi aleat i momentit janë fjalët pa bosht të z.Berisha dhe mbi të gjitha Mea Culpa-t për atin politik, tashmë të stërkaluara.

Më i trishtë fakti se ishte kjo parti, që megjithëse iu tha, këshillua dhe sugjerua të mos nxitohej, rendi të bënte Kuvendin e partisë dhe madje të votonte statutin e përgatitur nga Basha. Më kot këtij të fundit tashmë po i vinë sulmet nga të gjithë anët. Një gjë kuptohet lehtë, Basha do të dalë sërish i palagur thjesht duke mos bërë asgjë. Në një farë mënyre, kjo frymë e PD-së do bjerret nga vetë PD-ja, që tashmë po lind lëvizje brenda dhe shumë ndarje, ku të gjitha janë kundër të gjithave dhe duan të përfitojnë nga z.Berisha.

Nga ana tjetër, këto lëvizje dhe artikulimet shumë ambigue, sa i përket problematikës Berisha-SHBA të shumë zyrtarëve të PD-së, lenë të kuptojnë se në thelb u intereson kjo përplasje për të hapur mundësitë e tyre drejt kreut duke shfrytëzuar infrastrukturën humane dhe logjistike të PD-së. E frikshme është se ende shumëçka është në dorë të ish-kryetarit, Berisha, që tashmë nga lëvizja e tij, e titulluar “Foltorja” po e shtyn përçarjen e këtij formacioni deri në absurd. Pak orë më parë në Shkodër, Berisha arriti t’i ndryshonte, sikur të mos ishte asgjë, edhe krahun ideologjik partisë duke kaluar nga e Djathta e Qendrës në Konservatore (!). Rezultati, ndarja e bazës në tifozë të Berishës dhe në mbrojtës të Bashës, duke dhënë një paraqitje shumë të keqe edhe sa i përket qëndrimit ndaj SHBA-së që sipas tyre mbetet aleati i madh i vendit tonë dhe PD-së, por që në rastin e Berishës…gaboi!!! E trishtë edhe për njerëzit që e ndjekin dhe që shpejt do t’u duhet të tregojnë realisht përkatësinë e tyre pro Berishës apo SHBA-së. Mënyra sesi duan t’i martojnë dy qëndrimet, në jo pak raste, tregon nivel të frikshëm etiko-politik. Një grup paradoksesh që i shtohet apatia patologjike e z.Basha, i cili po mundohet ta sfumojë lëvizjen Berisha thjesht me gafat dhe dobësinë që po tregon udhës vetë ish-kryetari, i cili ka kohë pa mungesë vizioni dhe mbi të gjitha mungesë nuhatje politike. Të paktën në rastin e z.Basha, nuk e mohon tashmë dhe vet. Nga ana tjetër, ashtu si nuk ka zhgënjyer edhe në të gjitha rastet e tjera, Basha po tregon se nuk mund të jetë më kryetari moral i Partisë Demokratike.

Zgjidhja duket dhe mbetet  një dhe vetëm një: Mbledhja sërish e Kuvendit dhe hapja e një gare platformash e individëve të ndryshëm, duke shmangur jo thjesht moralisht por edhe fizikisht shkaktarët e vërtetë të humbjes së Demokratëve, Bashën dhe Berishën. Sa më shpejt ta kuptojnë aq më i lehtë do të jetë rikuperimi, por gjasat janë shumë të pakta, në një parti kaq kaotike sa Partia Demokratike në këto momente, që duket se do mbetet sërish në dorë të kryetarit aktual Basha dhe e zbehur nga një luftë më shumë klanore se parimore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img