Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

“Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në shtator”, avokati tregon arsyen

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur sot në studion e Repolitix lidhur shpalljen “non-grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël.

Ngjela thotë se në shtator Berisha do e ketë thuajse të pamundur të hyjë në parlament pasi KQZ nuk do të duhet t’i japë mandatin e deputetit, vetëm për shpalljen “non-grata” nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

LEXO EDHE: Akuza e fortë e Spartak Ngjelës: Ka pushtetarë shqiptarë që kanë nga 1 miliard euro në bankë, të tjerë janë me 20-30 apartamente

Spartak Ngjela: Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament.

LEXO EDHE: Shpërthen avokati: Gjyqtarët duhet të dorëhiqeshin që mos t’i kapte vettingu, ata injorantë dëgjuan Saliun dhe…


Më shumë