Tirana
overcast clouds
21.2 ° C
21.2 °
21.2 °
56 %
4.1kmh
89 %
Mër
20 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Sali Berisha “non grata”, reagon Ilir Meta dhe sulmon SHBA: “Fletërrufe” e porositur nga regjimi i Tiranës; Akt i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta reagon për lajmin e shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Meta e quan vendimin e Blinken, një fletërrufe të porositur nga Tirana.

Kreu i Shtetit ndan dhe mesazhin që i ka dërguar ditën kur Sekretari Amerikan i Shtetit me vendim të DASH-it, e shpalli ish-kryeministrin shqiptar dhe familjen e tij të ngushtë “non grata”, me akuzat e korrupsionit të qenësishëm. (persona të padëshiruar në Amerikë).

“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë. Të fala!”

Reagimi i plotë i Ilir Metës:

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë,

Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe  mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme:

“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.

Të fala!”

Më shumë

spot_img