Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Sali Berisha non-grata në Angli/ Zheji: Goditje jo e lehtë për doktorin dhe PD! Lubonja: Akt politik në favor të Ramës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Artur Zheji thotë se shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Britania e Madhe, është një goditje jo e lehtë për kryetarin aktual të PD. Sipas Zhejit, opozita tashmë nuk mund të vazhdojë me teori konspirative, duke thënë se është lobim i Ramës dhe i Bashës.

Ndërkohë, analisti tjetër Fatos Lubonja, e quajti vendimin një akt politik në favor të Edi Ramës. Në emisionin “Pikat mbi i”, Lubonja tha se politika shqiptare është e lidhur me krimin e organizuar, por nuk mund të goditet Berisha kur ka të tjerë që janë aktivë.

Artur Zheji: Nuk është një lajm i mirë për doktorin, e as për opozitën. Nuk mund të vazhdohet më tani me teori konspirative. Me futjen e Londrës në lojë, Sorosi nuk ka ndikim dhe nuk ka ndikim te qeveria britanike. Kjo është një goditje jo e lehtë për Berishën. Nuk mund të mbrohesh dot kollaj duke thënë se ka konspiracion global që e drejton Rama dhe Basha.

Nuk është vetëm territori i Britanisë së Madhe. Vazhdon njollosja e kryetarit të Partisë Demokratike. Britanikët ndryshe nga amerikanët, nuk i bëjnë publike emrat por jua çojnë në mënyrë konfidenciale personave ndaj të cilëve është marrë qëndrim për non-grata.

Fatos Lubonja: Edhe mund të ndodhte. Unë po nisem nga agrumenti i Zhejit, që këtu nuk ka ndonjë lobing nga Rama por kemi të bëjmë me punën serioze të organeve hetuese britanike, atëherë ngrihen shumë pyetje. Si këta nuk po shikojnë çfarë po ndodh në Shqipëri? Po ju kujtoj se jo më shumë se një vit, ose më pak kur ishin zgjedhjet, një kriminel nga Britania ishte ai që po bënte blerjen e votave.

Argumenti bazë i imi ka qenë dhe mbetet se krimi i organizuar nuk luftohet kështu, por duke luftuar ata që janë aktivë. Këtu duhen gjetur metoda të tjera, jo duke kapur një krim të 14 viteve më parë. E tha dhe Berisha, edhe Britania dhe Ameirka mund të gabojnë ose të gabohen nga të tjerët. Unë mendoj që qoftë akuza e parë e krimit të organizuar por nuk ka shqiptar që nuk e di që krimi i organizuar është bërë i sofistikuar, mjafton të shikosh gradaçelat në Tiranë.

Tani, të akuzosh Berishën për këtë, që mund të gjesh ndonjë lidhje në PD, kjo ose është e sponsorizuar ose absurde. Unë mendoj se është një akt politik në favor të pushtetit të Edi Ramës, nëprmjet interesave meqë ai tani ka pushtetin.

Më shumë




spot_img








spot_img