Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha "në shtëpi" me polici, avokati: I lejohet të flasë vetëm me familjarët

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha "në shtëpi" me polici, avokati: I lejohet

Genc Gjokutaj, një nga dy avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dhënë detaje nga vendimi që ka marrë Gjykata e Posaçme mesditën e kësaj shtune. Gjyqtarja Irena Gjoka ka pranuar kërkesën e SPAK për lejimin e arrestit shtëpiak për Berishën, me mbikëqyrje policore.

Megjithatë, vendimi është i ankimueshëm në shkallët e tjera të drejtësisë dhe avokatët do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore. Por deri kur të kemi një ankimim dhe vendim për të, Sali Berisha duhet të qëndrojë në "Arrest në shtëpi".

"Kërkesën e kemi depozituar dje me postë, në rrugë postare. Gjykata nuk u shpreh fare në vendim për ta pranuar ose jo. Shpalli vendimin, sigurisht në panik nga kërkesa për përjashtimin e saj (Irena Gjoka). Ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit.

SPAK duhet të kishte marrë autorizim të veçantë nga Kuvendi, se ai është deputet. (Sali Berisha). Gjykata duhet të japë një shkurtim vendimi, pastaj ekzekutimin (e vendimit) e bën SPAK. U vendos ndalim i komunikimit vetëm me personat e familjes", u shpreh Genc Gjokutaj.

Lexo edhe: Merret vendimi nga GJKKO, Sali Berisha lihet në arrest shtëpie

I pyetur nga gazetarët, avokati i ish-kryeministrit tha se ky i fundit ndodhet në shtëpinë e tij dhe do të presë oficerët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët duhet të ekzekutojnë vendimin e Gjykatës së Posaçme përmes shkresave zyrtare për Policinë e Shtetit.

"Ai (Sali Berisha) ndodhet në shtëpinë e tij. Ne do presim vendimin për të bërë ankimim. Kjo është ekstra-ligjore sepse asnjëherë arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me mbikëqyrje policore", vijoi Gjokutaj.

Akuza penale e SPAK pwr Sali Berishën:

  1. Nga shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
  2. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbwr Malltezi.
  3. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbwr Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.
  4. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbwr Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të regjistruar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, janë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese