Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha: Më kanë cënuar dinjitetin, ky akt që po bëj është kundër një njeriu dhe jo ndaj SHBA-së

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha: Më kanë cënuar dinjitetin, ky akt që po

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp pas akuzave të Departamentit Amerikan të Shtetit është shprehur se akuzat ndaj tij i kanë cënuar dinjitetin dhe ai është përgjegjës për ta mbrojtur atë.

Berisha u shpreh se padia ndaj Blinken është vetëm kundër tij dhe jo ndaj SHBA-së, teksa shtoi se këto akuza atij nuk ia kanë bërë as kundërshtarët më të egër.

“Çështja e dinjiteti është çështja më thelbësore e dinjitetit të njeriut. Kam qenë kryeministër i Shqipërisë, kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëj gjithcka për nderimin e këtij dinjiteti.

Unë sot jam përgjegjës për dinjitetin tim. Ka qenë dinjiteti i munguar, se po të kthehemi nja 30 apo 40 vite mbrapa, mua do më gjenit një kardiolog pasionant, një njeri që jetonte absolutisht jo keq, kishte një banesë e cila ishte gjithsej 30 metër më e vogël se kjo që kam sot. Por kishte një problem, nuk kishte dinjitet ky njeri. Të tjera thoshte këtu dhe të tjera në publik. Kjo ka qenë shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi në ato shkrime që kam bërë gjatë atyre viteve.

Kur pas 8 vitesh i larguar nga drejtimi, më cënohet dinjiteti, unë detyrohem të ndërmarr një akt të tillë, jo ndaj SHBA-së, por ndaj një njeriu i cili pa rreshtuar asnjë provë apo fakt, ka renditur akuzat që nuk i ka rendituar asnjë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”, tha Berisha.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll