Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Sali Berisha mbledh Grupin Parlamentar: Edi Rama nuk do regjistrimin në gjykatë të PD! Po përdor pa mëshirë Alibeajn

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk do që Gjykata e Tiranës të regjistrojë Partinë Demokratike me të si kryetar, sepse do që kjo forcë politike të futet e ndarë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Ai përdor një të keqpërdorur, në mënyrë të pamëshirë duke shkelmuar mbi të dhe kërkon të bëhet palë. S’mund të jetë palë ai që nuk është palë. Se në këtë mënyrë prishet çdo proces gjyqësor. Ne nuk kemi problem me drejtësinë, ne e kemi me Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Më tej, gjatë fjalës së tij, kryetari aktual i PD tha se kryeministri Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të grabitur votat e shqiptarëve, por theksoi se opozita do të jetë në gatishmëri për çdo përgjigje.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Kandidatët që ne paraqesim dalin para çdo qytetari shqiptar, si kandidatë të vullnetit të lirë të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. Kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës, janë kandidatët e grupeve kriminale, mafioze. Janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe klaneve mafioze që e mbështesin.

 

Me këtë platformë ne do vazhdojmë dhe me këshilltarët. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Këto zhvillime brenda PD atë e kanë tronditur deri në palcë, pasi e sheh që betejën e ka të humbur. Ky tmerr ka bërë që ai të humbasë jo vetëm mendjen, arsyen dhe logjikën, por të vazhdojë me flamurin e zi të një krimineli elektoral.

Ai është i aftë të bëjë gjithçka, të ushtrojë çdo formë terrori për të grabitur votat e shqiptarëve. Natyrisht, dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ai ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë ndaj PD. Ai mendon se mund të mbajë peng këtë forcë, por e vërteta është se do mjerohet.

Dua të theksoj se e vërteta është lidhur me PD dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj plotësisht kushtetues, plotësisht ligjor. Ndaj dua t’u them qytetarëve, demokratëve, të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj.

Më shumë