Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha mbledh deputetët e PD: Yuri Kim, një "McGonigal" me fustan! Me Ramën dhe Bashën po veprojnë me "kodin e heshtjes"

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha mbledh deputetët e PD: Yuri Kim, një

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë në seli deputetët e kësaj force politike. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje dhe korruptim të ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal, i arrestuar në Amerikë.

"Edi Rama ka kryer një akt me pasoja me pasoja absolutisht të rënda. Ky është një rast që skalitet për fat të keq gjatë në memorie. Kësaj i thonë të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret. Por Edi Rama këtë akt të pashembullt e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare.

Këtë korruptim të njërit prej njerëzve absolustisht më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA, e ka bërë bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor absolut për të rrënuar opozitën shqiptare. Ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që ka shkelur betimin për t'i shërbyer vendit të tij", u shpreh Berisha.

Më tej, ish-kryeministri tha se aktualisht në Shqipëri janë tre persona që po veprojnë me "kodin e heshtjes", në lidhje me aferën amerikane ku janë përfshirë dhe dy shtetas shqiptarë. Sipas tij, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Yuri Kim kën rënë dakord të mos flasin.

"Tre persona kanë heshtur gjer sot, me kodin e heshtjes, ky është Edi Rama. Siç e dini, bëri vetëm sqarimin se pasi njëherë u përpoq ta injoronte, filloi të flasë për kazanë, Big Brother.... Në kod kjo ishte mos fol se nuk do flas. Ky ishte mesazhi, pastaj një lehtësim.

Nuk foli Lulzim Basha. Dhe kur foli përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës, pengmarrësit, as të McGoniGal. Shikoni çfarë luhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Nuk foli guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim anti-amerikan. Por s'ka asgjë të tillë në kët qëndrim, por një besim te ai vend që vërtet ka McGonigal, por e arreston atë. Vend të dytë si ai nuk ka.

Yuri Kim u soll si McGonigal me fustan sepse kam bindjen më absolute se ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj dhe të vendit tim, Konventën Vjenës, dhe këto kurrë s'mund të kenë qenë orientime të SHBA", përmbylli Sali Berisha, kryetar i PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll