Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Sali Berisha: Mandati i tretë i Edi Ramës është në qeli, ka 200 milionë euro në “off-shore”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f983d6be4ad5580d369b7caa439a8efb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se në 8 vite ka 16-fishuar pasurinë e tij, ndërsa shtoi se ka fshehur 200 milionë euro në “off-shore”.

“Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite. Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli.

Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milion, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro”, tha Berisha.

Për sa i përket kërkesës së Ramës për mandatine  tretë, Berisha thotë se mandatin e tretë Rama do e ketë në qelinë e burgut, pasi nuk mund të shpëtojë pas asaj që i ka bërë vendit.

“Mandati i tretë i Edi Ramës është në qeli. Edi Rama së bashku me bandën e tij të bëhet gati pas 25 prillit sepse nuk mund të shpëtojë pas atyre që i ka bërë vendit. Ju e patë edhe sondazhin se si e nxori me këpucë të kuqe”, u shpreh ish-kryeministri në Ora News.

Më shumë

spot_img
spot_img