Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Më erdhi zjarri te dera e zyrës sime, garda qëlloi sepse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4176f02fa5a1aa712a752fc05a80a7fe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë 4 persona.  

Në një intervistë për ‘Syri.tv’, Berisha u shpreh se garda qëlloi ndaj protestuesve duke respektuar ligjin, pasi sipas tij ‘i erdhi zjarri te dera e zyrës’ dhe po vendosej në rrezik institucioni.

Më tej, ai shtoi se ka kërkuar hetim për ngjarjen, por gjithçka është refuzuar nga kryeministri aktual, Edi Rama përmes ish-kryeprokurores së përgjithshme, Ina Rama.

“Qëllimi i atyre protestuesve ishte që të pushtonin kryeministrinë. Këtë që them unë nuk është fantazi. Ata hapën derën me një makinë me forcë dhe dihet se kush e solli. Garda siç dihet nuk ka mjet tjetër mbrojtës, as shkop, as gaz. E vetmja që kanë është arma. A veproi Garda në kushtet ligjore apo jo. Kjo është një çështje ligjore. Ajo është hetuar nga prokurorja Ina Rama. Po të bësh një kërkim, Sali Berisha i ka kërkuar personalisht hetimin paanësisht. Ai që ka ndërprerë hetimin, përmes Ina Ramës ka qënë Edi Rama. Ata sollën zjarrin tek dera e zyrës sime dhe u vranë ashtu siç i lejon drejtësia. Por asokohe për Prokurorinë ishte shkelje. Nuk futem dot në teknikalitete, por unë di një gjë. Është qëlluar me dhjetëra herë në ajër, në pisha. Unë isha në zyrën time që edhe sot janë fotografi të dëmtimeve nga plumbat. Garda vepron e tëra sipas ligjit dhe ai ligj nuk është miratuar nga maxhoranca e PD-së, por nga e Partisë Socialiste.  Përpjekja apo grushti i shtetit ishte një akt tronditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe më gjerë. Këtu erdhën me urgjencë zyrtarë të nivelit të lartë të SHBA dhe BE, të OSBE dhe institucioneve të tjera. Nuk i dorëzova jo për hetim, por Edi Rama bëri një deklaratë me kërcënime ndaj gardës. Pasi asgjësoi zinxhirin e gardës me arrestime, po bënte gati të sulmonte sërish,” tha mes të tjerash Berisha.

Më shumë

spot_img
spot_img