Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha kthehet pas në kohë: Në diktaturë kam qenë një njeri i shtypur, luftoja për të drejtat e njerëzve! S’kam qenë kurrë mjek i Bllokut

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha kthehet pas në kohë: Në diktaturë kam qenë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka ardhur me një rrëfim ndryshe nga ai që jemi mësuar të dëgjojmë gjatë ditëve të fundit. Ai është kthyer pas në kohë, në kohën e diktaturës, për të cilën Berisha tha se ka qenë një njeri i shtypur, që përpiqej për t’ju kundërvënë diktaturës.

Berisha tregoi se gjatë asaj periudhe ka shkruajtur artikuj të ndryshëm, jo artikuj mjekësorë për të cilën kishte studiuar, por që kishin lidhje me politikën dhe të drejtat e njerëzve.

“Në diktaturë unë isha njeri i shtypur siç ishin qytetarët e asoj kohe. Një vendim i imi për tju kundërvurë diktaturës, vendimi më i rëndësishëm i jetës time. Një vendim që nuk kishte asnjë shkak tjetër përveç çështje të dinjitetit njerëzor. Isha shumë i aposinuar pas profesionit tim, Isha një lexues i apsoinuar, gjeja libra për të lexuar dhe natyrisht që ajo nuk mund të pajtohesha se ne jetonim në duplicitet.

Të tjera thoshim në publik, të tjera mendonim gjë e cila më rëndonte  gjithnjë e më shumë dhe nuk mund të pajtohesha me atë gjendje. Kjo ishte shtysa ime sepse unë kam shkruajtur, mjek, kam marrë përsipër të shkruaj artikuj për politikën dhe në të gjitha pa përjashtim kërkoja themel liri dhe të drejta njerëzore  të cilat në diktatur nuk ezgistonin. Dhe në fund kërkova pluralizmin politik largimin nga kushtetua të nenit që i jepte rol hegjemor, kërkesë që e kishte bërë Saharovi në Rusi dhe ky ishte themeli i diktaturës”, tha Berisha.

Përballë Grida Dumës Berisha u shpreh se s’ka qenë asnjëherë mjek i Bllokut me rrogë, por ka shkuar vetëm si mjek konsulent, duke mos lënë anash punën e tij si mjek në spital dhe si pedagog.

“Kurrë në jetën timë nuk kam firmosur një rrogë në poliklinikën e Bllokut. Ishin disa mjekë sipas anatërve të byros politike. Enveri Hoxha kishte të vetin. Përveç atyre ishin ata që shërbenin 24 orë që paguheshin nga klinika speciale. Unë nuk jam paguar ansjëherë nga kjo klinikë, jam thirrur si mjek për Hysni Kapon, Simon Stefanin. Në çdo rast jam thirrur si mjek konsulent, ose jam marrë si mjek konsulent duke mos u shkëputur kurrë nga puna ime si pedagog dhe në spital”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese