Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Sali Berisha kritika qeverisë: Shkollat janë mbyllur, policët janë dyfishuar dhe burgjet janë trefishuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Në një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit, ai u shpreh se janë mbyllur 620 shkolla, ndërsa është trefishuar numri i burgjeve.

“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, ‘hap një shkollë të mbyllësh një burg’, këtu është shndërruar ‘mbyll një shkollë, të hapësh një burg'”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD tha se nga viti 2013 deri në vitin 2021 numërohen 208 mijë fëmijë, nxënës dhe studentë më pak në shkollat tona. Sipas tij, mësuesit po hiqen nga puna për një status në Facebook dhe profesionistët po zëvendësohen me militantë partiakë.

“Kemi një rrokullisje prej 27%, ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit, midis të kamurve dhe të pasurve. Kemi një shpërfillje ndaj mësuesit.

Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin, qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar për statuset në Facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material. Është i papranueshëm edhe zëvendësimi i tyre me militantë partiak”, u shpreh Sali Berisha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img