Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Sali Berisha: Kisha mundësi që me anë të miqve ta hiqja “non grata-n”! Mesazhi që i dërgova Blinken 2 orë pas vendimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e Tropojës se kishte mundësi që ta hiqte “non grata-n” nga SHBA me anë të miqve të tij, por nuk e bëri për shkak se donte të bënte betejën për dinjitetin e tij.

Ai u shpreh se vetëm 2 orë pasi ishte shpallur vendimi për të, i dërgoi një mesazh Sekretarit Blinken, ku i shkruante se ky vendim ishte për shkak të lobimit korruptiv të George Soros dhe Edi Ramës.

“Kur në mënyrë të papritur Sekretari Antony Blinken njoftoi se më kishte shpallur “non grata”, unë pas 2 orësh i bëra një letër ku i thëm që kjo është një vepër e lobimit korruptiv të George Soros dhe Edi Ramës. I them ato fjalë, por ndërkohë, mendova gjatë me veten time, cilën rrugë do të ndiqja. Kisha mundësi, kisha miq të shumtë, më shumë se kushdo tjetër dhe në të gjitha nivelet, në të dy partitë, të kërkoja ndihëmn e tyre për ta hequr atë vendim.

Jo, thashë, nuk do ta bëj. Nuk do i kërkoj askujt ndihmë për një gjë për të cilën kurrë nuk ka njeri që mund të gjejë një provë apo dokument. Më cënoi dinjitetin tim, edhe unë do ta çoj në gjykatë. Kjo ma thjeshtoi të gjithë skemën mua, kjo ishte një betejë për dinjitetin. Vendosa të bëj transparencë. Unë jam njeri që kam takuar me qindra mijëra politikanë, zyrtarë e biznesmenë, dhe të gjithë atyre ju çova një notë shpjeguese pse është marrë kjo masë ndaj meje. Ishte rasti i vetëm në botë që një njeri që kishte dhënë dorëheqjen pas 8 viteve, një njeri që nuk ishte akuzuar kurrë për korrupsion, ndëshkohet 3 javë pasi partia e tij humbet zgjedhjet”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img