Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Sali Berisha “kërcënon” Vuçiç: Harroje që “Ballkani i Hapur” të kalojë në Shqipëri! Një popull i tërë do jetë në rrugë kundër teje

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajëmruar nga Foltorja në Tropojë Presidentin serb Aleksandër Vuçiç se mijëra qytetarë do të jenë rrugë kundër tij nëse synon që nisma “Ballkani i Hapur” të kalojë edhe në Shqipëri.

Ai kërkoi që Vuçiç të njohë genocidin në Kosovë, si dhe të pendohet dhe të kërkojë të falur, pasi edhe ai vetë ka qenë pjes ëe krimeve të Millosheviçit.

“Hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë! Mendohu shumë herë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kudnër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën.

Ditën që Parlamenti i tij duartrokiste Zoografin Bis për fjalët që mbante, puthej Vuçiçi me Putinin, dhe tema ishte veriu i Kosovës. Tano Kosova mbrohet nga NATO dhe i themi që kurrë më nuk mund ta prekësh Kosovën. Ne jemi një Komb! Nëse do paqe, duhet të njohësh genocidin serb. Të pendohesh dhe të kërkosh të falur për krimet në të cilat je pjesëmarrës edhe ti”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img