‘Sali Berisha ishte trim, Rama ka frikë, nuk fle dot natën’, Kryemadhi zbulon ‘dashuritë e jetës’ të kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 17:07 10-10-2020 ‘Sali Berisha ishte trim, Rama ka frikë, nuk fle dot natën’, Kryemadhi zbulon ‘dashuritë e jetës’ të kryeministrit Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo Javë” është shprehur se kryeministri Rama ka frikë nga bashkimi i opozitës, ndërsa shtoi se miqte e tij i kanë thënë se ai nuk fle dot natën.

Kryemadhi tha se Rama nuk ka më në krahë as ata që jepnin jetën për të dhe e ka krahasuar me ish-kryeministrin Berisha në vitin ’97, për të cilin thotë se ishte trim.

Ndërkohë ajo është shprehur se ndryshimet kushtetuese nuk janë problematike për opozitën, ndërsa tha që do ta lëri kryeministrin të shkojë në marrëzitë e fundit dhe të zhgënjejë “dashuritë e jetës”, ambasadorët.

“Miqtë e tij më kanë thënë që ka frikë, ka panik, nuk fle dot natën. Një nga frikat më të mëdha të Ramës është bashkimi i opozitës. Edhe para djegies të mandateve ai donte të përçante opozitën. Njëherë bisedonte me Ilir Metën, njëherë me Lulzim Bashën, me Monikën nuk e kishte këtë mundësi.

Fjala “bashkë” e mbyt, se ai është vetëm. Mjafton të shikoje sytë e Pandeli Majkos ose Damian Gjiknurit për të kuptuar se fjalimi i tij nuk ngjall interes. Sot opozita debaton me gazetarët e Edi Ramës, jo me ministrat e Edi Ramës. LSI është e shtrirë në çdo strukturë të gjithë Shqipërisë. Para 10 ditësh një nga drejtuesit e LRI ka qenë në një gjimnaz dhe ka bërë takim me disa maturantë. Të nesërmen ka vajtur Erion Veliaj dhe drejtoresha i ka thirrur në zyrë dhe u ka bërë presion.

Sali Berisha ishte trim në ‘97 dhe kishte disa burra që i dilnin në krah, ky nuk ka. Edhe ata që jepnin jetën për këtë nuk i ka më. Ndryshimet kushtetuese nuk janë problematike për opozitën. Le ta lëmë të shkojë në marrëzitë e fundit. Le të shkojë e të zhgënjejë dashuritë e jetës së ti, që janë ambasadorët.
Ky është budalla, mendon se do t’i marri 74 mandate prapë. Ai 74 mandate në 2017 i mori se do bënte qeverinë PD-PS”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjobë te fatura e dritave nëse je pa maskë, Kryemadhi: Mua s'ka ç'a më bën, do e 'hajë' Ilir Meta ose... (Tregon operacionin që ka bërë)
Në një listë me PD? Përgjigjet Kryemadhi; tregon çfarë ka të përbashkët dhe ku ndahet me Bashën për programet politike »
Article Logic
Execution time: 0.006659984588623
array(1) { ["section"]=> string(114) "sali-berisha-ishte-trim-rama-ka-frike-nuk-fle-dot-naten-kryemadhi-zbulon-dashurite-e-jetes-te-kryeministrit-223355" }