Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha i trembet burgut, nis riorganizimin pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha i trembet burgut, nis riorganizimin pas heqjes së imunitetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje nga selia e PD, se Sekretariati i Organizimit do të riorganizohet. Kjo, pasi koordinatorët e rinj do t'i vijnë në ndihmë kryetarit të partisë, pra Sali Berishës.

"Kryesia vendos të thërrasë Këshillin Kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën", u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse bëhej fjalë për riorganizimi të partisë apo vetëm sekretariateve, Sali Berisha theksoi se bëhet fjalë vetëm për riorganizimin e Sekretariatit Organizativ të drejtuar nga Ervin Minarolli.

Mirëpo, mes rreshtash në deklaratë kuptohet se vetë Sali Berisha i trembet vendimit që mund të marrë Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, pasi vetë ish-kryeministri theksoi se koordinatorët e rinj do të merren me organizimin e partisë, në ndihmë të kryetarit.

"Jo riorganizimi jo. Jo i partisë, sektori i organizimit, krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë nga një rajon secili", u shpreh Berisha.

Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Pyetje: Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

Pyetje: Z. Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…

Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia është e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton.

Pyetje: Duke qenë se sot është vendosur riorganizimi i partisë …

Sali Berisha: Jo riorganizimi jo. Jo i partisë, sektori i organizimit, krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë nga një rajon secili.

Pyetje: A është Sali Berisha i pakënaqur me strukturën organizative të partisë…

Sali Berisha: Partia është në këmbë, por përmirësimi, dhe mund të them se kjo situatë kërkon disa ndryshime, përmirësime të mëtejshme. Partia nuk ndalet më.

Pyetje: Datë për protesta të tjera…

Sali Berisha: Padiskutim, data 27 është ditë proteste.

Pyetje: Do ta drejtoni ju atë protestë. Do të jeni ju te Gjykata e Lartë…

Sali Berisha: Ta shohim.

Pyetje: Analistët ngrenë pikëpyetje dhe thonë se nëse z. Berisha ka nisur përgatitjet nëse vendoset ‘arrest shtëpie’ të qëndrojë në seli. Keni një përgjigje për ta.

Sali Berisha: Gjithçka është e hapur. Më duhet këshilla e avokatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese