Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha i përgjigjet "flakë për flakë" Yuri Kim, flet për prona të ambasadores në Shqipëri: Kongresi i SHBA të hetojë, do i jap prova

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha i përgjigjet "flakë për flakë" Yuri
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur "flakë për flakë" ambasadores amerikane Yuri Kim, pas një interviste që ajo ka dhënë për Zërin e Amerikës. E pyetur për përfshirjen e Berishës në fushatën zgjedhore, si i shpallur "non-grata", Kim e krahasoi atë me një zjarrvënës. "Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera. Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë", shkruan Berisha. Lexo edhe: Yuri Kim flet për përfshirjen e Sali Berishës në fushatë: Është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret, kërkon dhe shkrepëset! Ish-kryeministri, shton se kandidatët e Partisë Demokratike nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Berisha fton shqiptarët që t'i bashkohen, sipas tij, për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë.

Reagimi i plotë i Sali Berishës për ambasadoren Yuri Kim:

Përgjigje zj. Yuri Kim. Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera. Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë. Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e tij për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese