Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sali BERISHA i përgjigjet Fatos NANOS: Dole si papagalli i Edi Ramës! Sqaro takimin me Millosheviçin në Kretë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a165815a6cff37ab939c91e7fa308019

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nanos duke thënë se ai doli dhe foli si papagall i Edi Ramës, në një intervistë televizive pak ditë më parë.

Më tej ai kërkoi që Nano të sqarojë takimin 90 minutësh me ish-presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviçin në Kretë.

“Ai një përgjigje duhet t’u japë shqiptarëve, të sqarojë takimin 90 minutësh me Sllobodan Millosheviçin në Kretë. Këtë jam përpjek t’ja çoj mesazh edhe me të tjerë, por duhet ta sqarojë, zotëri çfarë ishte ai takim,” tha Berisha.

 “Keqardhje që doli si një papagall i Edi Ramës, por bëri zgjedhjen e vetë. Nuk mund të komentoj më shumë. Për mua, e them këtu, e trishtë ishte fakti që ai mbante pikëpamjen e etërve të tij për opozitën, së bashku me Edi Ramën, Ramiz Alinë dhe dikur Enver Hoxhën, tmerri ishte opozita. Meqë ia përcolla këtë, e theksoj se ai një përgjigje duhet t’u japë shqiptarëve, të sqarojë takimin 90 minutësh me Sllobodan Millosheviçin në Kretë. Këtë jam përpjek t’ja çoj mesazh edhe me të tjerë, por duhet ta sqarojë, zotëri çfarë ishte ai takim? Dihet që kanë avulluar një shishe Ëhiskey së bashku, dhe disa gjëra të tjera, por ato janë të parëndësishme. Si kryeministër u takon t’i thotë shqiptarëve çfarë ishte ai takim, që shqiptarët të mos e marrin vesh nga arkivat serbe,” tha ndër të tjera Berisha për “A2”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img