Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Sali Berisha i gëzohet zyrës së tij në PD, pozon i qeshur nga selia blu

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha i është gëzuar sot zyrës së re në selinë e Partisë Demokratike. Pas 9 shtatorit kur Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar dhe si rrodhën ngjarjet më pas, Berisha mbeti pa zyrë.

Madje, pas ngjarjeve të 8 janarit, kur selia blu u sulmua nga grupimi i mbështetur prej tij dhe u fortifikua nga Lulzim Basha, nuk dihet se çfarë ndodhi me zyrën e Berishës. Ku shkuan sendet personale të tij dhe dokumentet që mbante në zyrë.

Sot, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit Floriana Garo, ka ndarë pamjet e Sali Berishës teksa qëndron i qeshur në zyrën e tij. “Dr. Sali Berisha ne zyren e tij ne seline e Partise Demokratike”, shkruan ajo, ndërsa bie në sy se e gjitha është e restauruar.

Megjithatë, raftet pas shpinës së doktorit shihen të gjitha bosh, ndoshta gjatë fortifikimit të selisë dhe sendet personale të Sali Berishës janë flakur.


Më shumë