Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha: Gjatë qeverisë time u ndërtuan spitale moderne, mjekëve dhe infermierëve ua dyfishuam rrogat, shëndetësia nuk ishte kurrë në këtë gjendje

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje direkte me emisionin “Tempora” ka bërë një bilanc për atë çfarë ka bërë qeveria në sektorin e shëndetësisë.

Ai tha se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, pasi gjithçka moderne që ndodhet në spitalet COVID janë investim i qeverisë së tij, ashtu siç është edhe Urgjenca.

Berisha u shoreh se gjatë qeverisjes së tij mjekëve dhe infermierëve ua dyfishuan rrogat, ndërsa shtoi se shëndetësia nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje.

“Nëse do të paraqisja para publikut investimet madhore të bëra gjatë atyre 8 viteve, jam I sigurtë se pyetja do të shtrohej pak më ndryshe. Dua t’ju njoftoj se gjithçka ekziston, moderne, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim I qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh. Me investim buxhetor prej 300 milionësh gjithçka ekziston në atë që quhet Covid-1 janë të gjitha investime të mëparshme. Gjithçka ekziston në atë që Xhahili I Surrelit e quajti investimin më të madh në 90 vitet e fundit, spitali I Urgjencës, është I tëri investim I mëparshëm, përveç dy kateve që ishin ngritur si karabina. Ekzistonin për sterilizimin, mjetet më moderne të kohës, që I shiti Edi Rama për të vjedh bashkë me ortakun e tij, dhe që tani paguhet sa frëngu pulën. Ishin investim I qeverisë së mëparshme dy ciklotornë. Ishin investime të qeverisë së mëparshme Spitali I Kavajës, I ri. Spitali I Durrësit, Spitali Kirurgjik në Elbasan.

Së dyti, mjekë dhe infermierë, janë ai sector te të cilët u dyfishuan rrogat. Te infermierët rrogat u rritën me 130%. Por çfarë ndodhi Sonila? Sigurisht që shëndetësia kishte mangësitë dhe dobësitë e saj. Por nuk ishte kurrë në këtë gjendje. Çfarë ndodhi në 8 vite? Asnjë qindarkë rroga. Mjekët shqiptarë, nga më të paguarit në vendet e rajonit, përfunduan në mjekët më të papaguar të rajonit. Me gjysmën e rrogës që marrin mjekët në Kosovë”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll