Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha foltore me shqiptarët në Itali: Rikthimi në pushtet i koalicionit të djathtë me rëndësi të madhe

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha foltore me shqiptarët në Itali: Rikthimi në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike është duke mbajtur një bashkëbisedim me video-konferencë me shqiptarët në Itali. Të pranishëm në këtë takim, në vendin fqinj janë dhe intelektualë italianë, të cilët po ashtu kanë thënë fjalën e tyre.

Kjo Foltore e Berishës në Itali vjen një javë para zgjedhjeve që do të mbahen në vendin fqinj ë 25 shtator. Sipas ekspertëve zgjedhorë në Itali, shanset janë që pushtetin ta marrë koalicioni i partive të djathta.

Në fjalët e tij, Sali Berisha u shpreh se rikthimi i koalicionit të djathtë në pushtet në Itali do të ketë një rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë.

"Foltorja zhvillohet në prag të një ngjarje të madhe të Italisë rikthimin e merituar në pushtet të koalicionit të djathtë në Itali që ka rëndësi të madhe jo vetëm për Italinë por dhe për Evropën. Adam Smith thotë se pasuria përhapet dhe nëse është përhapur diçka në Shqipëri është biznesi italian, kultura. Italia jep një kontribut të madh në betejën kundër mafies shqiptare", tha Berisha.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll