Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Sali Berisha flet për tragjedinë e Gërdecit: “Aksident teknologjik”, vrasje shtetërore që ndodhi pa dashje!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për tragjedinë e Gërdecit, shpërthimi i 15 marsit 2008 që u mori jetën 26 personave, la të plagosur dhjetëra të tjerë dhe shkaktoi dëme të pallogaritshme.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se për atë ngjarje është ruajtur i njëjti kualifikim “aksident teknologjik”. Ai tregoi se gjithmonë ka insistuar që Gërdeci të shpallet ” vrasje shtetërore pa dashje”.

“Përsa i përket Gërdecit. Një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike anti-Berishë ka ndodhur. Janë dënuar 20 a 22 vetë, ku prej tyre ka dënime dhe 20, 18 zyrtarët më të lartë të Ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim “aksident teknologjik”.

Injoranca nuk e lejon atë të kuptojë domethënien e plotë të krimit shtetëror. Ai është i dyllojt: i qëllimshëm kur shteti vret me qëllim, me vetëdije. Pa dashje kur ndodh siç ishte, e kam thënë në Parlament dhe e them, sepse Gërdeci ishte një sipërmarrje private. Problemet e sigurisë i kishte drejtoria e Mejkos.

Pse unë kam insistuar që ato të shpallen vrasje shtetërore pa dashje? Shteti kur ndodh ajo, kur ndodh që vdes tjetri në qeli, kur ndodh që policët e tu e vdesin tjetrin dhe t’i i dënon, viktima pastaj shpërblehet ndryshe. Shteti merr përsipër një dëmshpërblim më qenësor se ai që u bë”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img