Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha flet për Azem Hajdarin: Ai ishte tribuna jonë, e shkarkuan me puç! Ramën e largoi Gramoz Pashko nga PD, qelbte erë

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha flet për Azem Hajdarin: Ai ishte tribuna jonë, e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike për të cilën tha se asoj kohe nuk ishte dakort për mënyrën si ai u emërua. Berisha tregoi se zgjedhja e tij ka ardhur pas shkarkimit të Azem Hajdarit, në mungesë të këtij të fundit, shkarkim për të cilin ish-kryeministri thotë se nuk ishte dakort.

Në një intervistë përballë Grida Dumës, Berisha tha se Azem Hajdari ishte tribuna e të gjithë atyre, mirëpo u shkarkua në mënyrë të padrejtë.

“Zgjedhja ime është bërë në një moment kur shkarkuan me puç Azem Hajdarin, e vërtetë ti themi gjërat siç janë. U mblodhën dhe e votuan në mungesë të tij, gjë të cilën nuk e pranova. Nuk mund të shkarkohet tjetri në mungesë. Kisha një qëndrim shumë të prerë.  Shkarkimi që u bë në munges u bë një shpifje që ka ndodhur kjo, kjo dhe ata u mblodhën dhe i dhanë duart. I dhanë duart atij që për ne ishte tribunë. Kur ngrihej ai më datën 8 dhjetor hypte mbi supet e studentëve poshtë dinastia. Ishte një gabim shumë  i madh. I kishin bërë një shpifje ordinere. Ai ishte një shpirt i lirë e ka dëshmuar, por veprimi i tyre ishte shumë i gabuar dhe kjo i imponoi futjen e një procedure demokrate. U thashë tani këtë veprim e quajmë të paqenë por meqenese ju insistoni të çështje besimi mosbesim i të votbesohem i të gjithë në aktivin e PD, pasi kishin zgjedhur kryetare e sekretare”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se është i larguari i parë nga Partia Demokratike, pasi nuk ishte dakort me personat që ndodheshin në mbledhjen e partisë, Berisha tha se kjo nuk është e vëertetë pasi ai është përjashtuar nga Gramoz Pashko.

“E vërteta është tjetër. E vërteta është se në një xhest shumë të pazakontë i ndjeri Grmoz Pashko i kërkoi të largohet nga mbledhja, e përzuri. E pyeti kush të solli sepse nuk kishte qenë gjatë tre ditëve të para. Erdhi dhe tha më sollën. Kush të solli i tha. Sepse ky shtroi disa çështje aty me të cilat Gramozi nuk u pajtua, patën një shkëmbim me njëri-tjetrin. Nuk iku ky e përzuri Gramozi. E pyeta mbrapa dhe tha ‘ai ishte qelbte erë’. Në të vëretë ky erdhi i veshur sikur vinte nga zbori. Gramozi këtë motiv më dha mua”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese