Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Sali Berisha flet nga selia e PD: Demokratët në gjithë Shqipërinë t’i shtrijnë dorën e bashkimit njëri-tjetrit!

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, është futur në selinë e PD sot pas më shumë se 3 muajsh mungesë. Në të njëjtën ditë kur Gjykata e Tiranës njohu Statutin e tij të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha shkoi në seli dhe prej atje kërkoi nga demokratët që t’i shtrijnë dorën e bashkimit njëri-tjetrit.

“Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD, të bëj thirrje demokratëve të Shqipërisë kudo që janë, t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesin më të madh të vendit, të kombit dhe shoqërisë shqiptare. Sot, PD është parti e të gjithë demokrateve dhe demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të shkarkuar e të larguar”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Berisha:

Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD, të bëj thirrje demokratëve të Shqipërisë kudo që janë, t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesin më të madh të vendit, të kombit dhe shoqërisë shqiptare. Sot, PD është parti e të gjithë demokrateve dhe demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të shkarkuar e të larguar.

Vendimi i Gjykatës legjitimoi vendimet historike të Kuvednit të 11 dhjetorit të PD. Vendime të cilat sjellin PD si parti të votës së lirë, të vlerave konservatore në themel të saj, parti me orientim euroatlantik dhe të interesit kombëtar. Partia kaloi një krizë për shërimin e së cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribojë.

Pas 6 marsit unë kam marrë takime të përditshme me kryetarët e degëve të PD, të rretheve të ndryshme të vendit, të cilët deri më datë 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur. Shpreh kënaqësinë se në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plot për të kontribuar në procesin e bashkimin e PD. I siguroj ata se çdonjëri prej tyre ka besimin e plot të Komisionit të Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që dëshiron.

Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetar të degëve të shtyhet nga data 3, në 20 prill. Unë diskutova këtë çështje me Komisionin dhe ai ishte plotësisht dakord. Po hartohet udhëzuesi për t’u shpërndarë.


Më shumë