Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Sali Berisha: Edi Rama e ka kapur prej fyti pengun e tij, ja çfarë më thanë miqtë amerikanë për shpalljen “non grata”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Vlorë ka akuzuar kryedmeokratin Basha se është kapur prej fyti nga Edi Rama dhe ka shkatërruar pluralizmin politik në Shqipëri.

Ai foli edhe për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA, ku tregoi se miqtë e tij amerikanë i ka në thënë se e gjithë kjo është politike, pasi asnjë nuk mund të kapet 8 vite pasi ka lënë të gjitha detyrat zyrtare.

“Pluralizëm politik në Shqiëpri nuk ka, pasi shtylla kryesore e pluralizmit, që është opozita, nuk ka forme, s’ka statut e anëtarësi. Ka vetëm një njeri që thotë se nuk pyet për forumet dhe ligjet e partisë. Kjoë shtë fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Edi Rama duke kapur prej fyti pengun e tij, ka hequr pluralizmin.

Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë, “doktori e ka për vete këtë?”. Unë ju them “jo”, dhe do e argumentoj. Në 19 maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse, unë shpallem “non grata” për korrupsion domethënës. Një njeri që edhe kur kundërshtari bënte fushatë, u thoshte qytetarëve që ai nuk është i korruptuar. Me atë që më akuzoi, do të përballem në gjyq. Unë jam një nga njerëzit që kam hyrë më shpesh në zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA që nga 15 marsi 1991, duke takuar çdo Sekretar. Tahsmë unë u akuzova sepse ju kundërvura George Soros për ndarjen e Kosovës.

Iu kundërvura Mini-Shengenit dhe më vonë Ballkanit të Hapur, sepse ato vendosi hegjemoninë serbe. Kam miq amerikanë që më thanë: “Sali, duket qartë që kjo është politike. S’mund të kapet një njeri 8 vite pasi ka lënë detyrat”. Unë e hedh në gjyq për shpifje, për të mbajtur dinjitetin tim”, tha Berisha ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img