Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Sali Berisha e ndan mendjen: Palmerin nuk do e padis, ja pse padia ndaj Blinken do të ngrihet në Francë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

I pyetur nëse do të ngrejë pasi ndaj Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, Berisha u shpreh se nuk do të padisë Palamer-in, pasi ai ka marrë për bazë deklaratën e djeshme të DASH.

Ish-kryeminstri theksoi se Anthony Blinken do t’a padisë në Francë, pasi s’mund ta padisë në SHBA sepse nuk i lejohet të shkojë atje.

“Palmer-in nuk e padis se ka marrë për bazë deklaratën e djeshme. Blinkenin do e padis në Francë, pasi s’mund ta padis në SHBA sepse nuk më lejohet të shkoj atje. Unë padis me emër direkt zotin Anthony Blinken. Asnjë qeveri nuk mund të përdor shpifje në ushtrimin e detyrës. Padia ime është një vendim për mbrojtjen e dinjitetit tim njerëzor”, u shpreh Berisha.

Më shumë

spot_img
spot_img