Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha e akuzoi nga Shkodra, i përgjigjet Rama: Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha e akuzoi nga Shkodra, i përgjigjet Rama: Hajduti bërtet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës nga Shkodra, se qeveria e drejtuar prej tij kishte hapur portat e hidrocentraleve, duke përmbytur Shkodrës.

Madje, Berisha tha se digat e heceve po boshatiseshin në këtë periudhë reshjesh sepse qeveria do të vjedhë shqiptarët për import energjie, duke ulur nivelin e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës.

Por në përgjigjen e tij, Rama sulmon Berishën duke quajtur atë hajdut që bërtet për të kapur hajdutin, sepse vetë ka vjedhur aq shumë sa këtë akt e shikon pas çdo gjëje.

"Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje", thotë kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu