Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me bashkëshorten kanë marrë pjesë në procesin e votimit të Primarëve në Tiranë.
Berisha ka postuar disa foto nga votimi dhe shkruan se ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e votës së lirë në Shqipëri.
“’Ky zhvillim i Primareve është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e votës së lirë në Shqipëri. Demokratët, duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për qytetar të parë të bashkive të tyre, shumëfishojnë forcat, shumëfishojnë energjitë për t’u përballur me kalbësirën që kanë përpara” shkruan Berisha në postimin e tij.