Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Sali Berisha dhe Arben Frroku “nënshkruajnë” peticionin e Ben Blushit (Foto)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

104b971978c5118173452a4507feabed

Prej dy ditësh tashmë peticioni në internet i nisur nga deputeti socialist Ben Blushi për zgjedhjen e presidentit nga populli ka mbledhur mbi 5 mijë firma.

Por duket se mes nënshkruesve, përveç qytetarëve të thjeshtë ka edhe persona publikë, apo, ndoshta sërish qytetarë të thjeshtë që hiqen si persona publik.

Kështu te emrat e personave që kanë nënshkruar gjendet edhe dikush që imiton ish-kryeministrin Sali Berisha.

Screjjjjjjjjjjj.jpg

Një emër tjetër i njohur është ai i Arben Frrokut, që sipas Change.org është nënshkruar nga Holanda. Megjithatë të dhënat personale që duhet të plotësohen përpara se të nënshkruhet peticioni, si emri, mbiemri e vendndodja, janë lehtësisht të manipulueshme pasi çdokush mund t’i plotësojë sipas dëshirës.

Screenfrroookuot_1.jpg

Një tjetër firmë është ajo e gazetarit Mero Baze, por që sërish nuk dihet nëse është në të vërtetë ai. Por pavarësisht nëse të vërtetë apo jo, këta persona i kanë dhënë një firmë më shumë peticionit.

Screenmerooshot_1.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img