Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha çon në KAS vendimin e Celibashit: Është antikushtetues, PD-ja të regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha çon në KAS vendimin e Celibashit: Është
Sali Berisha ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e marrë nga komisioneri Ilirjan Celibashi me datë 9 mars, për të kthyer mbrapsht dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. Përfaqësuesit e PD-së së Rithemeluar e konsiderojnë vendimin e Celibashit antikushtetues dhe kërkojnë që kjo forcë politike të regjistrohet menjëherë në garën për zgjedhjet lokale. Bashkëlidhur me kërkesën e Berishës janë dhe një sërë vendimesh që janë marrë për Rithemelimin e PD. Po ashtu, në kërkesën për Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve pretendohet dhe pasaktësia e kërkesës së paraqitur nga grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. "Ndryshe nga dosja e plotë dhe e saktë e paraqitur nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, dosja tjetër e ardhur në KQZ me firmë dhe vulë të ish-kryetarit Basha, tregonte jo vetëm mungesë të theksuar dokumentacioni, por dëshmon gjithashtu edhe për mungesë serioziteti", thuhet ndër të tjera në dokument.

Kerkesa ankimore e Partise Demokratike per KAS by Newsbomb Albania on Scribd

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed