Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Sali Berisha bën parashikimin e zymtë: Edi Rama do ndërpresë energjinë, do thotë s’gjetëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha parashikon ndërprerje të energjisë në muajt e ardhshëm, teksa akuzon qeverinë për abuzime masive me energjinë elektrike.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama do t’i thotë shqiptarëve se qeveria nuk arriti të gjejë energji në treg, ndaj do të ketë ndërprerje të saj.

Deklaratat, Berisha i bëri gjatë një takimi me disa ekspertë të energjisë, ku foli edhe për çmimin e lartë të naftës.

“Rritja e çmimit për bizneset është shkatërrimtare. Hyrja, dalja në treg e sketorit energjitik shqiptar është e bazuar kryekëput në abuzim. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri ka blerë energji me 250 euro megavati. Dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët duke thënë që po nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim. Dhe do e ndërpresë dhe do mashtrojë do thotë që s’u gjet. E përdor si mjet terrori. Kostoja e prodhmit të energjisë është 0.9 lekë, ia shet shqiptarëve me 95 lekë”, tha ndër të tjera Berisha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img