Hapësire reklamuese

Politikë

Saimir Tahiri vonë pasdite zbret në Kalimash, inspekton gjendjen dhe ka një falenderim për “punëtorët e natës”

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka nën varësi edhe emergjencat civile ka zbritur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit për të parë nga afër punën që po bëhet në rrugë, nga policia por edhe nga institucione të tjera shtetërore, jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe shoferëve, por edhe për të dhënë mbështetje për të gjithë ata që janë në terren duke punuar pa pushim për normalizimin e situatës.

“Qeveria është në dijeni dhe në ndjekje të çdo lloj problematike në të gjitha akset kryesore në vend. Dua të falenderoj të gjithë ata punëtorë që në këto ditë të vështira dhe me këto kushte emergjence janë në terren. Një falenderim shkon edhe për forcat e policisë që përveçse ndihmën për qytetarët nuk kanë lënë mënjanë edhe punën e tyre për rendin dhe sigurinë” tha ministri.

Ndërkaq, në Rrugën e Kombit situate paraqitet e vështirësuar më së shumti gjatë mbrëmjes, pavarësisht se firmat pastruese të rrugëve nuk e kanë ndalur punën për të mbajtur nën kontroll këtë aks të rëndësishëm nacional.

Sipas njoftimit nga ministria e Brendshme, ministri do të kontaktojë edhe me disa nga shtabet e emergjencës që janë ngritur në qytetet veriore. Ministri Tahiri ka kujtuar edhe njëherë qytetarët që të kontaktojnë me organet e rendit dhe shtabet e emergjencës për çdo vështirësi.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.