Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Saimir Tahiri rikthehet në politikë? Gjylameti: Nëse del i pastër para drejtësisë, është i mirëpritur në PS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8defd97a1ec3d0ddc7a0beb3577ce7b7

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin “Pa protokoll” është pyetur nëse PS do e pranojë Saimir Tahirin në fushatën e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo është shprehur se kushdo që del i pastër para drejtësisë është i mirëpritur në PS.

“Besoj që gjithkush që bën pjesën para ligjit, është përgjigjur dhe i ka zgjidhur të gjitha nivelet është i mirëpritur në PS. Unë besoj se më mjafton tu tregoj thjesht lazaratin për të treguar se kush ka qenë qasja e PD”, tha Gjylameti.

Për sa i përket afrimeve nga LSI në PS, si ajo e Nasip Naços apo Lefter Kokës, Gjylameti u shpreh se Partia Socialiste është parti e hapur ndaj të gjithëve.

“PS ka treguar që është parti e hapur kundrejt gjithkujt. Sbesoj se figura të caktuara që kanë dalë nga Ps të mos kenë të drejtë të rikthehen. LSI është shkëputur nga PS dhe ka shumë njerëz që se gjejnë dot veten atje dhe janë rikthyer.

Ndryshe nga çfarë ndodh në PD i përzënë njerëzit ne i ftojmë.  Ne skemi përzënë askënd. Në PD dhe LSi kanë synimin të largojnë ne kemi qëllim të afrojmë. Publikut s’i intereson kush afrohet dhe largohet por çfarë shërbimesh kemi dhënë”, tha ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img