Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Saimir Tahiri pyetet për ‘sekretet’: Këtij vendi i mjafton Baba Taku me çantën e zezë (Ç’thotë për Ramën)

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Tahiri te Krimet e Renda

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përballur sot te Krimet e Rënda me akuzat e prokurorisë për trafik droge e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai foli para mediave duke pohuar se nuk e frikëson asgjë veç të vërtetës.

A I FRIKËSOHESH NJË KËRKESE TË DYTË PËR ARRESTIM?

Tahiri: Mua nuk më frikson gjë përvec së vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria, më intereson vetëm e vërteta. Unë di që ky është një proces i turpshëm, politik, nga fillimi në fund, i komanduar nga fillimi në fund. Unë jam mësuar me vështirësitë. Do ia dal edhe kësaj.

KUSH E KA KOMANDUAR PROCESIN?

Tahiri: Mos u përpiqni të gjeni në fjalët e mia mesazhe të koduara, s’kam asnjë marrëdhënie nëntokësore me askënd. S’kam as kohë as fuqi të merrem me te pavërteta. Ndërkohë, sigurisht e vërteta ime është e kundërta e asaj që mendon Prokuroria, e nuk ka nevojë ta them unë këtë. E thotë një prokurori shumë më serioze si ajo e Katanias që më dha të drejtë ndërkohë që për prokurorinë këtu unë do isha brenda 24 orëve i arrestuar. Dhe ju mendoni se nuk mjafton kaq për të kuptuar sa e komanduar politikisht është kjo histori?

KUR DO I PUBLIKONI MATERIALET QË THUHET SE DISPONONI PËR EKSPONENTË TË POLITIKËS?

Tahiri: Këtij vendi kaq të vogël i mjafton Baba Taku me çantën e zezë, nuk ka nevojë dhe për Saimir Tahirin, unë kam të vërtetën time.

A KE MBËSHTETJEN E RAMËS?

TAHIRI: Nuk më duhet fare, nuk më duhet mbështetja e askujt, më duhet vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se në këtë vend duhet patjetër suporti i dikujt, të jesh te sqetulla e dikujt, e keni gabim. Unë do ia dal.

LEXO EDHEU NJOH ME AKUZAT, IRONIZON SAIMIR TAHIRI: PAS ALDO BARES, I DYTI JAM UNË

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll