Hapësire reklamuese

Politikë

Saimir Tahiri nga Kongresi i PS-së në Durrës: Më falni por unë do dal nga protokolli. Ju them me kë e kemi garën më 18 qershor

Shkruar nga Newsbomb

Saimir Tahiri ka prezantuar edhe njëherë listën e kandidatëve të Tiranës në kongresin e PS-së që është duke u zhvilluar në Durrës. Tahiri tha se zgjedh të dalë nga protokolli për të ftuar në podium pikërisht ata që nuk kandidojnë dhe s’janë pjesë e listës, kryebashkiakët. Tahiri ndërkaq, deklaroi para socialistëve edhe se me kë e ka PS-ja garën më 18 qershor.

“Urime gjithë kolegëve, faleminderit gjithë delegatëve, të rinjve, forumit të gruas. Më falni por unë do dal nga protokolli. Dua të ftoj këtu ata që nuk kandidojnë Erionin, Qazimin, Sotiraqin, Armandon, Rremën, Dritanin, dhe gjithë kryetarët e bashkisë që janë pjesë e pandashme e skuadrës sonë. Kam dëgjuar shumë njerëz që na kanë thënë në çdo takim që në 18 qershor nuk ka garë nuk ka konkurrencë, ça do luftojmë? Pa asnjë diskutim më 18 qershor ka garë më së pari me padrejtësinë, me gjykatësit e korruptuar ndaj ne do luftojmë me atë pjesë të skuadrës që ka punuar për reformën, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj...”, tha ish-ministri Tahiri nga Durrësi.

FJALA E PLOTË:

Unë ndoshta dal pak nga protokolli, por dua të ftoj këtu, së pari duke falënderuar Vangjushin për mikpritjen e këtij Kongresi në Durrës; ata që nuk kandidojnë në këto zgjedhje, por janë padiskutim pjesë e skuadrës sonë: Erionin, kryetarin e bashkisë së Tiranës; Qazimin, kryetarin e bashkisë së Elbasanit; Sotiraqin kryetarin e bashkisë së Korçës; Armandon, kryetarin e bashkisë së Fierit; Muharremin kryetarin e bashkisë së Dibrës; Dritanin, kryetarin e bashkisë së Vlorës dhe të gjithë kryetarët e bashkisë që janë pjesë e pandashme e skuadrës sonë dhe pjesë e pandashme e fitores së Partisë Socialiste në 18 qershor.

Kam dëgjuar shumë njerëz që na kanë thënë thuajse në çdo takim se në 18 qershor nuk ka garë. Në 18 qershor nuk ka opozitë, nuk ka konkurrencë kështu që për çfarë do luftojmë. Në fakt në 18 qershor nuk ka tifozllik, po pa asnjë diskutim në 18 qershor ka garë. Dhe nuk ka garë me partitë, po në 18 qershor më së pari ka garë me padrejtësinë, me gjykatësit e korruptuar.

Kështu që në 18 qershor ne do shkojmë të fitojmë bashkë me atë pjesë të skuadrës sonë që ka punuar fort për Reformën në Drejtësi: Pandeli Majkon nuk ka nevojë për koment, Vasilika Hysin, Ulsi Manjën dhe Fatmir Xhafën.

Në 18 qershor ne do shkojmë në një garë kundër varfërisë, kundër papunësisë. Në 18 qershor ne do shkojmë për shqiptarët që e meritojnë me të drejtë të kenë mundësi të barabarta.

Në 18 qershor ne do të fitojmë bashkë me ata që kanë punuar deri dje dhe do punojnë në vazhdim për një ekonomi më të fortë, për më shumë punësim, për më shumë mirëqenie, për familjet e  varfra me Arben Ahmetajn, Blerina Gjylametin, Ervin Bushatin, Arben Pëllumbin të cilët i falënderojë padyshim.

Në 18 qershor ne do të shkojmë në një garë dhe do të fitojmë padyshim me të gjitha gratë dhe vajzat që i bëjnë nderë socialistëve shqiptarë në Forumin e Gruas me Olta Xhaçkën, Blerina Doracajn, Gerta Lubonjën dhe pa asnjë diskutim. Në 18 qershor ne do të shkojmë me të rinjtë, me Forumin Rinor Eurosocialist dhe me përfaqësuesit e Forumit Rinor në listën e Tiranës Eljon, Ruilda dhe Shpatin.

Në 18 qershor ne do të shkojmë për një shëndetësi më të mirë, për një mjedis më të mirë dhe sigurisht me përfaqësuesit më të mirë si Besniku, Elona Gjebrea, Ogerta Manastirliu.

Në 18 qershor do të shkojmë në një garë me tironsit autokton Sadi Vorpsi, Xhemal Qefalia, Irma Shtini dhe sigurisht me të ardhurit në Tiranë, Sadri Abazin dhe Rakip Sulin.

Në 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje për të fituar me Milena Hariton, administratore të shkëlqyer si Milena, Spartak Braho, Silda Çepe, Arben Seferi, Klotilda Ferhati, Klevis Jahaj, Hazbi Arapi, Granit Gërxhalliu dhe Dritan Meta.

Po në 18 qershor ne do të shkojmë të gjithë bashkë në çdo derë. Në çdo derë të çdo shqiptari të flasim, t’i dëgjojmë për çdo gjë që kemi bërë deri më sot.

Për çdo gjë që do bëjmë nga sot e tutje dhe mbi të gjitha t’i kujtojmë atë që ka rrezik të humbasim të gjithë bashkë nëse Shqipëria kthehet pas.

Në 18 qershor nuk vendoset vetëm fati i katër viteve të ardhshme. Në 18 qershor vendoset fati i një gjenerate dhe në 18 qershor ne do fitojmë me çdo socialist dhe socialiste, me çdo të ri dhe të re, me çdo grua, me çdo burrë, për veteranët, për pensionistët, për ish-ushtarakët, për të persekutuarit.

Në 18 qershor do të fitojmë për Shqipërinë që duam. Ndaj jepini forca në çdo derë, me çdo kandidat pjesë e skuadrës tonë, me çdo socialist. Me Kryeministrin dje, sot dhe nesër me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Fitore, fitore, fitore!

Faleminderit të gjithëve!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.