Hapësire reklamuese


Politikë

Saimir Tahiri në Asamblenë e PS: Na duhet një pasqyrë! Dy rrugë kemi...

Shkruar nga Newsbomb

Saimir Tahiri ka mbajtur fjalën e tij si koordinator i përgjithshëm i qeverisjes në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Tahiri vuri theksin edhe njëherë te takimet “derë më derë” që siç u shpreh ai nuk duhet të ndodhin vetëm në kohë fushate, por edhe tani që janë në qeveri, për t’i bërë qytetarët mos humbasin e besimin dhe t’ia besojnë kësaj qeverie hallet e tyre.

“Ne dy rrugë kemi: Ose të bëhemi skellevër të pushtetit tonë ose të çlirojmë qytetarët nga skllavëria e burokracisë dhe ne jemi të dënuar të bëjmë këtë të dytën me çdo kosto”, u shpreh Tahiri.

MË SHUMË NGA FJALA E TAHIRIT:

“Kur shoku më i ngushtë i pritsahmërisë është mosbesimi e gjitha bëhet më e vështirë, nga njëra anë administrata nga njëra anë drejtësia, kanë bërë punë për mos ndërtuar besimin e njerëzve.

Sa më e gjatë koha aq më e gjatë arroganca, ndaj njerëzit nuk kanë faj... Ne fituam para pak muajsh tani kemi strukturën, ligjin të gjitha, fituam me njerëzit, bëmë atëhere zgjedhjen e duhur dhe kjo na bën me përgjegjësi më të madhe e punën më të vështirë.Në kemi dy rrugë ose të mbvyllim sytë për hir të njëri tjetrin, të vrasim të ardhmen e gfëmijëve tanë ose të clirohemi nga gjithcka është pengesë, ne me detyrim kemoi këtë të dytën, nuk jemi ne të parët që e provojmë por kemi mundësinë të jemi të parët t’ia dalim.

Kryeministri hapi dje një dritare jo të vogël , bashkëqeverisja me njerëzit mund të jetë nisja e një kapitulli të ri  për të nxitur ata që nga mosbesismi shumëvjecar kanë humbur shpresë. Duhet t'i japim mundëi njerëzve të mos e ndjejnë larg atë që qeveris. Ne na duhet të përballemi edhe me gjithcka që nuk jemi përballur dot.

Na duhet një pasqyrë e jona se historia ka treguar se kush është parë në pasqyrën e paradhomës nuk ia kanë dalë dot, ose e ka mbajtur pushtetin për një kohë por jo fytyrën, as moralin e as ligjin.

Për fatin tonë, rruga e korrupsionit është më e shkurtër se e ligjit, ende sot e deri kur të ndodhë e kundërta për shkak të reformave na duhet të ndërtojmë me njerëzit një rrugë më të shkurtër se kaq.

Si rregull pushteti mjaftohet me veten ndaj duhet kurajo për të dalë jashtë zyrave  për të bërë më të mirën me njerëzit.

Siç shkonim në fushatë të shkojmë në çdo cep tëq Shqipërisë e t'i bindim ne njerëzit që të na e besojmë hallin e zgjidhjen e tij, të jeni të bindur që brenda muajit të parë do jenë me mijëra ata që do besojnë te ne.

Ne dy rrugë kemi: Ose të bëhemi skellevër të pushtetit tonë ose të çlirojmë qytetarët nga skllavëria e burokracisë dhe ne jemi të dënuar të bëjmë këtë të dytën me çdo kosto.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese