
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do t'i drejtohet sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të pezullohet qëndrimi i tij në burg. Tahiri e kundërshton vendimin e Apelit të Posaçëm në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu, dhe Prokuroria Speciale SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër dënimimit të ish-ministrit me vetëm 3.4 vite burg. Në këto kushte, avokatët e Saimir Tahirit janë vënë në lëvizje dhe pasditen e sotme do dorëzojnë kërkesën për pafajësi.
Sipas avokatëve, Tahiri duhet të shpallet i pafajshëm dhe gjykata duhet të rrëzojë pretendimet e prokurorisë për trafikim droge e grup kriminal, ashtu edhe akuzën për shpërdorim detyre.
Në këto kushte kur dosja është dërguar për rekurs, Tahiri kërkohen të pezullohet dhe qëndrimi i tij në burg derisa të dilet me një vendim përfundimtar.
SPAK nga ana tjetër ka kërkuar ndërkohë rikthimin e çështjes në Apelin e Posaçëm me argumentin se Saimir Tahiri ka qenë pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Habilaj dhe ka bashkëpunuar me ta në trafikimin e drogës. Ish-ministri këmbëngul në pafajësi.