Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Saimir Tahiri futet në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Tahiri ne Gjykate

Mësohet se pak minuta më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo është futur në sallën e gjyqit ku do të jepet vendimi për të.

Prej orës 09:00 të mëngjesit, ndaj ish-ministrit ka nisur seanca gjyqsore për shqyrtimin e provave dhe dhënien e vendimit ndaj tij. Një javë më parë, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Saimir Tahirin, i cili nëse provohet akuuza do të vuajë 8 vite pasi ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Kujtojmë se prej orës 16:00, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin, i cili do të jepet për disa minuta.

Tashmë, pas më shumë se 10 orësh seancë maratonë pritet të jepet vendimi i zbardhur i Gjykatës për Krimet e Rënda për rastin e Saimir Tahirit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese