Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Saimir për Saimir, deputeti përgënjeshtron lajmin:S’kam lidhje me ngjarjen e Lushnjës

Shkruar nga Newsbomb
Saimir për Saimir, deputeti përgënjeshtron lajmin:S’kam

Një tragjedi u shënua më 1 mars, ku shpërthimi në Lushnjë, në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plastmasit”, tronditi gjithë vendin. Babë e bir, Roland dhe Helidon Verçani (Hoxha) humbën jetën, ndërsa 7 persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela mbetën të plagosur.

Mes të lënduarve ishte dhe një person i quajtur Saimir Korreshi. Dhe kështu me dashje ose jo, në këtë ngjarje për shkak të ngjashmërisë së emërit dhe mbiemërit është përfshirë edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Në media qarkulloi një lajm se Saimir Korreshi, deputeti i PD ishte qiramarrës i objektit ku ndodhi shpërthimi, e që ishte një objekt në shkelje të lejes së ndërtimit.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti, i cili ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se ai nuk ka lidhje me ngjarjen dhe objektin, dhe se bëhet fjalë për një person tjetër.

Lexo edhe: Newsbomb zbardh SKANDALIN: Bujar Çela po ndërtonte PA LEJE që në Dhjetor! Punonjësit TË PASIGURUAR, institucionet E REFUZUAN

Postimi i plotë i Korreshit:

Ky është një lajm i rremë!

Keqardhje për mediat që ngatërrojnë qëllimisht opinionin publik, për të justifikuar vdekjen e dy qytetarëve të pafajshëm në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Lushnje. Biznesmeni që përkon në identitet me mua, s’ka asnjë lidhje me mua apo familjen time. Ndërtimi në shkelje të ligjit është në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela dhe me qera ate zone e ka pikerisht SAIMIR XHEVIT KORRESHI qe aktualishte eshte i lenduar nga shperthimi. Ndersa im ate shoku Mero e ka Sadik dhe nuk ka njeri ne Lushnje qe nuk e di kete.

Si deputet i zonës nuk kam keqpërdorur ngjarjen e rëndë për motive politike, për shkak se kam pritur me korrektësi njerëzore që të flasin autoritete shtetërore. Gjithashtu kam respektuar dhimbjen e familjes së viktimave dhe cilindo që mbeti i dëmtuar në atë ngjarje të rëndë.

Por kur shoh që Partia Socialiste kërkon ta keqpërdor, duke deformuar realitetin përmes lajmeve të tilla të rreme, konstatoj me keqardhje se skanë asnjë grimcë njerëzore në tentativën për të fshehur të vërtetën dhe përgjegjësit. I siguroj që çdo person përgjegjës që ka shkelur lejen, per çdo akt në kundërshtim me ligjin, përfshirë mosveprimin e institucioneve për të kontrolluar zbatimin e ligjit, do të mbahet përgjegjës, pavarësisht sajesës së lajmeve të rreme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese