Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Saimir Mane tregon përse mban vetëm 2000 lekë në xhep

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Mane tregon përse mban vetëm 2000 lekë në xhep

Biznesmeni, Saimir Mane dha sot këshilla suksesi në emsionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Sipas Manes investimi në turizëm është zgjedhja më e mirë që mund të bëjë dikush që ka aspirata për tu bërë i suksesshëm në fushën e biznesit.

Mane tha se investimi në turizëm është një investim me të ardhme të sigurt.

“Në Shqipëri, investimi më i mirë, më i sigurt dhe më afatgjatë dhe të ardhme të sigurt është turizmi. Çdo gjë që ka të bëjë me turizmin, ia vlen të investosh. Unë besoj që kjo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë në vitet e ardhshme, nga shërbimet më të vogla, te hoteleria, restorantet e baret. Sekrete më të mëdha nuk mund të tregoj, sepse ato kushtojnë”, tha Mane.

Sigurisht nuk kishte si të mos mungonte pyetja për pasurinë. Saimir Mane pranoi se është një nga njerëzit më të pasur në vend.

“Është pasuria e kompanisë që humbet dhe fiton vazhdimisht në biznese. Është edhe pasuria ime personale, mos prisni t’jua them tani këtu, por është e madhe”.

Por, sa para cash mban ai me vete?

“Tani për momentin nuk kam asnjë lekë në xhep. Nuk mbaj shumë para me vete. Zakonisht mbaj 1500-2000 lekë, jo më shumë se kaq. paguaj me kartë ose në fund të muajit, pasi në 4-5 restorante shkoj gjithmonë”, tha Mane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese