Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

Saimir Korreshi tallet me Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet s’kanë letër dhe bojë ata të shkretit, sektor hallexhiu

Lajme të ngjashëm

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet për projektligjin për funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.

Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi, i cili ka ironizuar zyrtar e Përmbarimore të Lushnjës. Ai u shpreh se prej dy vitesh në këto zyra, nuk ka bojë e letra për të printuar shkresat.

“Për të kaluar te standartet europiane. Përveç astokut nuk e di zoti Ministër ke qenë ndonjëherë në Lushnjë? Te ajo zyra e përmbarimit në Lushnje. Po hyre, apo nuk hyre?

Pse do ta them këtë. Si mund ta quash zyrë dhe si mund të punosh atje. Një zyrë nga para, një anash, një të garazhi. Dy vjet s’kanë bojë ata të shkretit. Boj, ore boj, të printojnë shkresat, letër të bardhë, kanë dy vjet. Që të vesh të marrësh. Mos qesh se është tragjike.

Nuk po them se e ke ti, po them se ka ardhur koha me i kthyer këta. Ajo harta është shumë e rëndësishme. Duhet të gjejmë një zgjidhje, që gjykatat që do mbyllen, një nga ato është edhe Lushnje duhet të ketë shërbim përbarimor Gjyqësor.

Sepse është një sektor hallexhi, si për vete, si nga godina, nga pagesa që marrin apo edhe çështjet që trajtojnë” tha Korreshi.

Më shumë