Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Saimir Korreshi reagon për fotot me kandidatin e Berishës: Janë të vitit 2021, jam angazhuar që nga dita e parë për fitoren e PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Saimir Korreshi reagon për fotot e publikuara sot nga newsbomb.al, ku ai shfaqej krah kandidatit të Sali Berishës në Lushnje, Elton Bano. Fotot u dërguan në redaksinë tonë nga një mbështetës i Berishës dhe synonin denigrimin e deputetit dhe Elton Banos.

Lexo edhe: FOTOT/ Deputeti Saimir Korreshi “braktis” Lulzim Bashën, bën fushatë në Lushnje me kandidatin e Sali Berishës?

albsig

spring

Korreshi thotë se fotot janë të vitit 2021, ashtu ne kemi raportuar në lajmin tonë. Mirëpo, këto foto janë marrë nga mediat pranë Sali Berishës dhe “po shiten” si aktuale, edhe pse newsbomb.al ka bërë verifikimet e veta dhe ka provuar se ato janë shkrepur në 31 mars 2021, duke qëndruar korrekt në raportim.

“Si deputet dhe Kryetar i Partisë Demokratike Dega Lushnje, dua të sqaroj demokratët e Lushnjes, që nga dita e parë jam angazhuar në fushatë për fitoren e Partisë Demokratike dhe kandidatit të  PD për Bashkinë Lushnje z.Indrit Sefa”, shkruan ndër të tjera Saimir Korreshi.

Shënimi i plotë i deputetit lushnjar:

Sqarim i detyruar për demokratët e Lushnjes. Lajmi më poshtë është i pavërtetë! Fotot e shfaqura në lajm janë të fushatës së Partisë Demokratike në vitin 2021. Asnjë keqinformim nuk mund ti përçajë demokratët. Për të fituar duhet të jemi të gjithë bashkë.

Si deputet dhe Kryetar i Partisë Demokratike Dega Lushnje, dua të sqaroj demokratët e Lushnjes, që nga dita e parë jam angazhuar në fushatë për fitoren e Partisë Demokratike dhe kandidatit të  PD për Bashkinë Lushnje z.Indrit Sefa.

PD ka nderuar Lushnjen dhe qytetarët lushnjar duke pranuar propozimin e Degës Lushnje dhe duke kandiduar një djalë lushnjar, që vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar.

Ftoj çdo demokratë që don fitoren e Partisë Demokratike të mendojë për Lushnjen, të mendojë për demokratët, të kontribuojë që bashkia ti kthehet qytetarëve. Bashkë fitojmë dhe i kthejmë dinjitetin Lushnjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img