Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Saimir Kodra rrëfen momentin kur do gjuante me mikrofon kryeministrin Rama

Lajme të ngjashëm

Saimir Kodra mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit”, në Oranews ka folur edhe për incidentin që ndodhi mes kryeminsitrit Rama dhe gazetarëve. Kodra tha se nëse ai do kishte qenë në atë moment si gazetar përballë kryeministrit do e shante ose do e gjuante me mikrofon atë. 

“Prapë gazetarët ranë pre e gjithë kësaj. Unë e thashë që atë ditë, ai gjeti gazetarët që ishin aty. Unë nuk jam as trim, as gangster, as më i forti as më i dobëti. Por po të kisha qenë me mikrofon, sigurisht që do i gjuaja ose do e shaja, nuk mund ti rrija ashtu”, tha Saimir Kodra.

Më tej ai tha se një pjesë e mirë e agazetarëve që ishin atje ishin profesionistë dhe janë mësuar me sjelljen arrogante të kryeministrit dhe ndoshta për këtë arsye nuk reaguan.

Këto gazetarët që janë profesionistë të nderuar, ndoshta janë mësuar me të tillë natyra arrogante dhe e anashkaluan,”  u shpreh Saimiri.


Më shumë