Drejtuesi i emisioni “Stop”, Saimir Kodra paralajmëroi në fillim të emisionit “Opinion” se do të kishte përplasje me të ftuarën tjetër në studio, avokaten Eni Çobanin.
Kodra u shpreh se Çobani e mërziste shumë dhe nëse do të provokohej ai do fillonte të fliste dhe këtë e bëri më pas. Ai lexoi mesazhin e një qytetareje nga Korça që pretendonte se Eni Çobani i kishte marrë para, por nuk specifikoi se për çfarë rasti bëhej fjalë.
Çobani nga ana tjetër e akuzoi Kodrën për shpifje dhe fyerje.