Javët e fundit ka pasur shumë raste të oligarkëve apo zyrtarëve rusë që janë zhdukur në rrethana të paqarta. Andrei Krukovski, menaxher i Gazpromit rus i është shtuar sagës së këtyre vdekjeve të mistershme.
Lajmi u përhap nga media ruse në Poloni dhe më pas në mediat ndërkombëtare. Krukovski dyshohet se vdiq kur ra nga një shkëmb në Soçi, vendi i famshëm për Lojërat Olimpike Dimërore 2014 dhe vendi ku u ndërtua resorti i skive në pronësi të gjigantit rus Gazprom.
37 vjeçari ishte drejtori i objektit dhe autoritetet hetuan menjëherë vdekjen e tij. Vdekja e 100-të e lidhur me gjigantin rus, që i shtohet vdekjeve të shumta mes oligarkëve në mbarë botën.
Andrei Kukovski vdiq 1 majin e kaluar, por lajmi u publikua vetëm sot. Sipas raporteve paraprake, menaxheri i Gazprom, drejtor i vendpushimit të skive Krasnaya Polyana, ra nga një shkëmb në Soçi.

Ai ishte rrugës për në kalanë Aczipse, por ra në një shkëmb. Menaxheri i gjigantit rus të gazit u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të jetonte. Konfirmimi i vdekjes tragjike të Krukovskit erdhi edhe nga burime zyrtare ruse.
Agjencia e lajmeve në Moskë, Tass, lëshoi një shënim i cili u mor nga të gjitha mediat vendase dhe ndërkombëtare. “Menaxheri i përgjithshëm i resortit Krasnaya Polyana, Andrei Alekseevich Krukovsky, ka ndërruar jetë tragjikisht”, shkruajnë ata. “Ai i donte malet dhe gjeti paqen atje. Tragjedia ndodhi në rrugën për në kalanë Akzepsinskaya”.
Генеральный директор курорта "Красная Поляна" в Краснодарском крае Андрей Круковский погиб в результате падения на тропе к Ачипсинской крепости, сообщили в пресс-службе курорта:https://t.co/TjcmRcbbRU pic.twitter.com/7cE7viIBF2
— ТАСС (@tass_agency) May 1, 2022