Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Saga e dhimbjes e familjes Mulleti!

Shkruar nga Newsbomb
Saga e dhimbjes e familjes Mulleti!

Nga REZARTA DELISULA

Fatbardha Mulleti Saraçi, mbesa e prefektit Qazim Mulleti sot është 84 vjeç. HISTORI Tregon qytetari prej shkodraneje e zotnillik tironseje. Në një rrëfim të gjatë për revistën Newsbomb.al tregon historinë e dhimbshme të familjes dhe falenderon zotin që ishte gjallë teksa priti eshtrat e xhaxhait të saj plot pas 67 vjetësh.

Rrëfimi të mbush në lot, dhe me të drejtë mendon se sa e rëndë ka qenë barra dhe fort e hidhur jeta e kësaj familje qytetare tiranase. Pengjet, vuajtjet, internimet, zhgënjimet, dështimet… janë asgjë përpara dhunimit e lincimit publik që i kanë bërë kësaj familjeje, sidomos në opinionin publik pas vënies në skenë të filmit të kinostudios “Shqipëria e re”, “Prefekti”.

Teksa lexon këtë histori tronditëse rrëfyer në vet të parë nga Fatbardha, duhet medoemos të mendosh: a duhet të shfaqet më ai film që përdhos emrin dhe veprën e një familjeje patriotike, atdhetare dhe shumë të vuajtur si ajo e Qazim Mulletit???

Edhe pse 84 vjeç dhe me një barrë hallesh në kurriz që prej fëmijërisë, mbahet mirë. Që prej dëbimit nga Tirana, jeta e saj sillej mes kasolleve të Kavajës e bodrumeve të Shkodrës, e megjithë përçmimin që ka ndjerë nga njerëzit, si gocë Mulletsh që ishte, persekutimin, mungesën e të drejtës së studimeve e punës, ajo diti të përballojë që në moshë të re gjithë rrebeshin e pakuptimtë kundra saj.

“Kam dëgju fjalën e babës, që më thoshte të mos afrohesha me njerëzit dhe kjo mënyrë jetese që zgjodha më ndihmoi që t’ja dal”, - thotë ajo mes lotëve që rrëshkasin nga sytë ngjyrë të kaltër e që humbasin ndër rrudhat e vuajtjes.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetepestë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese