Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Safet Gjici dhe Alma K dalin sot para gjykatës, zbulohet vendi ku gruaja kishte fshehur kamerën

Shkruar nga Newsbomb
Safet Gjici dhe Alma K dalin sot para gjykatës, zbulohet vendi ku

Ish-kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici dhe gruaja, protagoniste në video-skandalin, e identifikuar si Alma.K, do të dalin këtë të hënë para gjykatës.

Seanca pritet të nisë në orën 13:00. Sipas dosjes hetimore zbulohet se gruaja e kishte vendosur  përgjuesin brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Pas video-skandalit të publikuar pak ditë më parë, SPAK nisi hetimet në fillim për akuzën “Shpërdorim detyre”, ndërsa më pas kur u publikuan edhe biseda mes Gjicit dhe Alma.K., e cila pas aktit kërkoi favore pune, për kryebashkiakun u rënduan akuzat për “Korrupsion pasiv”.

Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video Alma.K prej kohësh kishte një lidhje dashurie.

Në postimin e tij, Gjici gjithashtu akuzoi kundërshtarët e tij politike duke thënë se e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtën dot në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed